Andi Mahila, zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Shqipëri, është shkarkuar nga pozita e tij për shkak se kishte konsumuar cigare në një ambient të mbyllur, në kundërshtim me ligjin.
Vendimi është marrë nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, disa ditë pasi që u emërua në këtë pozitë. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili e ka fotografuar Mahilën duke pirë cigare në një ambient të ndaluar.
Pas denoncimit, Koçiu ka propozuar dhe miratuar në Qeveri vendimin për shkarkimin e zëvendësit të tij. Ky është nga vendimet e para të saj në krye të këtij dikasteri.