Pas thirrjes për pushkatim ndaj deputetit Ramush Haradinaj, të bërë sot në Kuvend nga një mërgimtar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime urgjente.

Prokuroria njofton se, pas pranimit të informatave lidhur me deklaratën përmes së cilës është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejshme konform dispozitave ligjore në fuqi.