Thellohet kriza Parlamenti francez e rrëzon qeverinë e Bayrou

Ligjbërësit votuan rrëzimin e kryeministrit François Bayrou e qeverisë së tij minoritare me 364 vota kundër politikanit veteran dhe 194 në favor të tij.

Thellohet kriza Parlamenti francez e rrëzon qeverinë e Bayrou

Ish-kryeministri i Francës, François Bayrou

Parlamenti francez e ka rrëzuar qeverinë të hënën me qëllim zbutjen e fryrjes së borxhit kombëtar, duke e thelluar krizën politike e cila po e dobëson ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po përballet me thirrje nga opozita për shpërbërje të parlamentit dhe dorëheqje, do të përpiqet të gjejë kryeministrin e pestë në më pak se dy vjet. Zyra e tij kanë thënë se ai do të emërojë një në ditët e ardhshme.

Detyra më me rëndësi e qeverisë së ardhshme do të jetë kalimi i buxhetit, problemi i njëjtë që Bayrou pati kur morri zyrën nëntë muaj më parë. Sigurimi i votave në një parlament shumë të ndarë do të jetë shumë e vështirë.

“Ju keni fuqinë që të hidhni poshtë qeverinë, por ju nuk keni fuqi që ta fshini realitetin”, u tha Bayrou deputetëve para se të humbte votëbesimin.

“Realiteti do të qëndrojë i pamëshirshëm: harxhimet do të vazhdojnë të rriten dhe barra e borxhit, veç se e papërballueshme, do të rritet edhe më rëndë”, shtoi ai.

Bayrou do të dorëzojë dorëheqjen e tij të martën, ka thënë zyra e tij.

Ai kishte thirrur votëbesimin për të tentuar të fitojë mbështetjen parlamentare mbi strategjinë e tij për të ulur deficitin, i cili qëndron gati dyfish më shumë se tavani i BE-së prej 3%, si dhe të fillojë ndërhyrjen në borxhin kombëtar ekuivalent me 114% të BPV-së.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos