Me 61.63 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm e para me mbi 50 për qind të votave – saktësisht 50.24 për qind.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.16 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.57 për qind.
Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ka marrë deri më tani 1.56, rezultat ky që nuk ia mundëson kalimin e pragut zgjedhor.










