Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Vladimir Vuçiç, ka bërë të ditur zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Tommy Pigott.
Në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit mes dy vendeve, si dhe për fillimin e një dialogu strategjik dhe pjesëmarrjen e SHBA-së në EXPO 2027, që do të mbahet në Beograd.
“Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe diskutuan thellimin e partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë, përfshirë edhe një dialog strategjik bilateral dhe pjesëmarrjen e SHBA-së në EXPO 2027”, shkruan deklarata e Pigott.









