Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale ka thënë se nuk kishte dëgjuar asnjëherë akuza për abuzime apo tortura nga ish-presidenti Hashim Thaçi, siç ka pretenduar ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç.
“Nuk e di nëse kjo është një kompliment për Thaçin apo jo, por ai nuk është një person i tillë. Po, jo vetëm që vlerësova se ai nuk është i atij lloji, por as nuk e kam dëgjuar këtë nga askush. Mendoj se është e rëndësishme ta kuptojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe unë kam qenë në kontakt me Rugovën, dhe ai ka pasur plot mundësi t’i denonconte njerëzit me emër, por nuk e ka bërë”, tha Hill.








