U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë.

Në një intervistë për Kanal 10, Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale.

“As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do duhej të ishte fokusi ynë është që vendimi i gjykatës ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale dhe jo të tentohet të përdoret emri i Thaçit në situatën aktuale”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se propozimet e tilla, sipas saj, nuk i shërbejnë ish-presidentit Thaçi.

“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, u shpreh Haxhiu.