Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione speciale, Richard Grenell, ka mirëpritur lajmin për mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovës, duke sugjeruar për mundësinë e kthimit të ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në garën zgjedhore.

“Lajme fantastike. Zoti po na përgatit për kthimin e Hashim Thaçit. Thaçi për kryeministër”, ka shkruar Grenell në profilin e tij në X.

Në administratën e parë të Trump-it, Grenell ka shërbyer si emisar i posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi.

Presidentja Osmani, në një konferencë për media mëngjesin e së premtes, njoftoi se e ka shpërndarë Kuvendin, pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ajo mbajti edhe një takim konsultativ me krerët e partive politike. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe munguan në takim.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, që u bë nga Presidentja Osmani pas dështimit të seancës për zgjedhjen e të parti të shtetit për shkak të kuorumit, “nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”.