Struktura që sot njihet me emrin Kulla e Eiffel e që fillimisht quhej Tour de 300 metres, kulla treqind metra. Emri u propozuar nga inxhinerët Maurice Koechlin dhe Emile Nougier për Gustav Eiffel, i cili mbikëqyri ndërtimin e kullës. Ai shpresonte të ndërtonte diçka të jashtëzakonshme, një ndërtesë që do të vendoste rekord të ri të gjatësisë.
Kulla e Eiffel u përurua në Panairin e Botës të vitit 1889 për të shënuar qind-vjetorin e Revolucionit Francez.
Eiffel zgjodhi hekurin e rrafshuar për ndërtimin e saj, një material që ai e njihte mirë dhe e kishte përdorur në projekte të mëparshme me rezultate të mira. Ky material mund t’i bëj ballë niveleve të larta të presionit, gjë që mundësoi ndërtimin e një kulle të madhe, por të lehtë që do të ishte e sigurt për për forcat horizontale të erës.
Për të dhënë një ide se sa e lehtë është kulla, pesha e saj është afër peshës së vëllimit të ajrit brenda saj e që llogaritet të jetë diku 6,300 tonë.
Kjo kullë u ndërtua për të qenë një pikë vështrimi, e po ashtu një bazë për transmetim në radio.
Të gjitha këto struktura rriten kur temperatura e materialit rritet. Por, ndryshe nga urat, që sillen në një mënyrë me komplekse, kulla e Eiffel përjeton një rritje kryesisht vertikale/ Ky fenomen është i njohur si zgjerimi termik.
Kalkulimi i sa zgjatet është i thjeshtë. Zakonisht, një metër e këtij materiali rritet për 0.000012 metra kur temperatura rritet për një gradë, 100 metra të këtij materiali rriten për 0.12 metra kur temperatura rritet për 100 gradë. Dhe, 300 metra të këtij materiali do të zgjeroheshin për tri herë ë shumë, pra 0.36 metra. Ose, 36 centimetra. Ky është një dallim i vërejtshëm.
Normalisht, një copë e thjeshtë nuk sillet njejtë sikur një kullë 300 metra e gjatë. Dielli gjithmonë rrëzon në njërën anë të kullës. Kjo nënkupton se njëra anë e kullës rritet më shumë se tjerat, duke shkaktuar kështu një lakim në kullë, sikur po kërruset në drejtim të kundërt prej diellit.
Specialistët kanë vlerësuar se Kulla Eiffel rritet mes 12 dhe 15 centimetrash kur krahason madhësinë e saj në ditë të ftohta të dimrit me atë të ditëve të nxehta të verës. Kjo i bie që, veç një objekti ikonik, një kulle komunikimi dhe një simboli të Parisit vetë, Kulla e Eiffel është po ashtu, në praktikë, edhe një termometër gjigant.