Më 03 shkurt të vitit 2021, 11 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, Albin Kurti, kandidat për kryeministër aso kohe, do të dilte me një video të gjatë më shumë se një orë, në të cilën, në mesin e shumë zotimeve, premtonte funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.

“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, Cargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, thoshte Kurti.

Ky premtim s’u realizua kurrë. Në fund të vitit 2024, ishte anuluar tenderi afro 2 milionë euro për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, shkaku i tejkalimit të vlerës së parashikuar nga ana e ofertuesve.

DOKUMENT:

Aeroporti u harrua, e premtimet e Kurtit “fluturuan” në tjetër kahje. Tash, për zgjedhjet e 7 qershorit, ai po zotohet për themelimin e një kompanie ajrore kosovare.

“Brenda mandatit do të nisim procesin për themelimin e një kompanie ajrore me kapital publik me partneritet me aktorë të rëndësishëm të industrisë së aviacionit brenda dhe jashtë vendit”, tha Kurti, në tubimin e Vetëvendosjes të mbajtur më 24 maj.