Një tërmet prej 6.3 shkallësh ka goditur qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e Sharif, mëngjesin e kësaj të hëne, duke lënë të vdekur së paku 20 njerëz e duke lënduar qindra të tjerë. Xhamia e Kaltër, ikona arkitektonike e qytetit, është dëmtuar po ashtu.
Sondazhi Gjeologjik Amerikan ka thënë se tërmeti ka ndodhur në thellësi 28 kilometra afër qytetit Mazar-e Sharif, i cili ka një popullsi prej rreth 523 mijë personave.
Së paku 20 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 320 janë lënduar, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Sharfat Zaman, ndërsa ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet përderisa ekipet e kërkimit po vazhdojnë misionin e tyre edhe në fshatra të thella.









