Kryeminisri në detyrë Albin Kurti në “Ditën e Biznesit Francez” deklaroi se si kryeministër rrallë merr duartrokitje për siç thotë ai, uljen e burokracisë.

“Një koment i lehtë sepse këtu  e kemi një ditë serioze biznesi por duhet të jetë edhe njerëzore e shoqërore. Si kryeministër unë rrallë marrë duartrokitje për uljen  e burokracisë. Por kam vërejtur diçka që sipërmarrësit duartrokasin me hapa, kur procesi është i thjesht ata kthehen, kur është i komplikuar t’i dërgojnë avokatët” deklaroi Kurti.

Ndërkohë që “kunjat” ndaj sipërmarrësve tentoi ti paraqes si humor, ai theksoi se ka për qëllim të lehtësojë të bërit biznes në Kosovë.

“Por përtej humorit, ky është thelbi. Ne duam ta bëjmë të bërit biznes në Kosovë më të lehtë, më të pastër dhe më të shpejtë që ju të fokusoheni në ndërtim, prodhim dhe eksport. Në gjithë Evropën kompanitë kërkojnë besueshmëri, pra zinxhir furnizimi më të shkurtër, partnerë të besuar dhe mjedise të qëndrueshme. Kosova mund të jetë e kësaj zgjidhje të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar për t’iu shërbyer me efikasitet tregjeve rajonale dhe evropiane” tha Kurti para pjesëmarrësve.

“French Business Day” u organizua nga Këshilli i Investitorëve Europian, që synon të promovojë Kosovën si destinacion investimesh, dhe të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Francës.