Në protestën e së shtunës në Shqipëri, policia është duke hedhur bomba shurdhuese, gaz lotsjellës e ujë ndaj protestuesve.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për vazhduar në drejtime të tjera më pas.

Protesta është e dominuar kryesisht nga studentët, të cilët janë edhe organizatorë të saj, por ka edhe qytetarë të tjerë të shumtë.

Në drejtim të policisë, protestuesit po hedhin molotov.

Po ashtu, protestuesit i vënë flakën edhe derës së Ministrisë së Mjedisit e asaj të Bujqësisë, të cilat u fikën pas ndërhyrjes së autoriteteve kompetente.

Mediat në Shqipëri raportojnë se si pasojë e forcës joproporcionale të policisë, disa protestues kanë mbetur të lënduar.

Studentët në Shqipëri janë duke protestuar që gati dy javë.

Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. 

Nga ana tjetër, Rama ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, derisa i ka sulmuar vazhdimisht protestuesit, duke thënë se prapa tyre “qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja”.