TENDERI NË HETIM Biznesmeni që fitoi kontratën e urave mbi Ibër krah për krah me Kurtin

VOX Kosova ka siguruar një fotografi ku shihet pronari i kompanisë që fitoi dy tenderë për urat mbi Ibër, Ylber Shamolli krah për krah me kryeministrin Albin Kurti e ministrin Hajrulla Çeku.

TENDERI NË HETIM Biznesmeni që fitoi kontratën e urave mbi Ibër krah për krah me Kurtin

Personi i dytë nga e majta në fotografi, me një bluzë të verdhë e me një buzëqeshje në fytyrë është biznesmeni Ylber Shamolli. Ky shfaqet në një aktivitet krah për krah me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e ministrin e Kulturës po ashtu në detyrë, Hajrulla Çekun. Udhët e Shamollit dhe pushtetit kryqëzohen tek tenderët njëburimorë që kompania e tij, “Eurokos Holding SH.P.K” ka fituar së fundmi.

3 milionë euro është shuma që shteti i pagoi përmes tenderit kompanisë “Eurokos Holding SH.P.K” për ndërtimin e dy urave që lidhin jugun me veriun e Mitrovicës. Më 1 korrik, Ministria e Infrastrukturës shpërbleu me kontratë këtë kompani përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Gjithësej u pranuan pesë aplikime, por vetëm ai nga “Eurokos Holding SH.P.K”, u konsiderua i përgjegjshëm duke u shpallur kështu fitues.

DOKUMENT:

Para gjashtë ditësh, “Eurokos Holding SH.P.K”, fitoi edhe një tjetër tender. Përmes procedurës së njëjtë, me ministrinë e njëjtë, në vendin e njëjtë, por veç me punë ndryshe. Firma e Shamollit kësaj radhe do të duhet të ndërtojë rrugën që lidhë urën e re me rrugën kryesore në Mitrovicë, në jug e veri.

Vlera totale e kontratës së re është 479 mijë e 999 euro.

DOKUMENT:

Në një bisedë me VOX Kosova, pronari i “Eurokos Holding”, Ylber Shamolli, thotë se fotografia me Albin Kurtin e Hajrulla Çekun ishte rastësore.

“Unë jam kanë ma shumë se 10 vjet nënkryetar dhe anëtar i bordit të Federatës së Tenisit. U kanë inaugurimi i fushave të tenisit në Taukbahçe që i ka financu ministria edhe Komuna e Prishtinës. Qata është edhe nënkryetari i komunës e kryetari i Federatës. Janë krejt edhe unë si nënkryetar kam marrë pjesë në inaugurim të fushave. Ajo ka qenë fotografi e rastësishme bile më kanë thirrë ti po e sheh qysh kam dalë unë veç krytë aty se më kanë thirrë hajde, hajde, hajde”, thotë Shamolli.

Ai thotë se kompania e tij “është e para që ka shtruar rrugë në Kosovë dhe se fokusin e ka në Shqipëri”.

Për kontratat njëburimore, mohon se u favorizua.

“Kurrfarë favorizimi s’ka. Unë dy kontrata i kam që pesë vjet. Ma shumë punoj në Shqipëri se që punoj në Kosovë. E vetmja kontratë njëburimore është qikjo e urave, edhe aty na kanë marrë si referencë se urat në Shqipëri shumicën e autostradës e kemi pas dhe e kena kry na. E kanë ditë që kemi referenca edhe kena përvojë në ura.  Kjo ka qenë një burimore se kjo realisht, fillimisht ka qenë e paraparë veç ura si urë. Domethënë procesi i projektimit u vonu edhe tani kanë shpejtu. Kjo ka qenë me prioritet nacional. Me thanë se nuk më ka interesu. Po masi më kanë thirrë e kam kry punën teme”, potencon Shamolli.

Kontrata njëburimore mes kompanisë së Shamollit dhe Ministrisë së Infrastrukturës tanimë është subjekt hetimi nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, theksonte organi më i lartë akuzues në komunikatë për media teksa konfirmonte nisjen e veprimeve hetimore për projektin në fjalë.

LAJME

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani