Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka arritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”.
Kurti u prit nga i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili njëherësh po pret edhe liderë të tjerë nga Ballkani dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë ceremonisë, Rama u pyet për marrëdhëniet e tij me Kurtin. Socialisti tha se përgjigja definitive për këtë çështje e mbaron atë që ai e quan telenovelë me 1 mijë episode.
“A e do apo se do, a të do apo s’të do… 1 mijë episode. Po të ketë përgjigje, nuk vazhdon telenovela”, u shpreh Rama.









