TELEFONATA ME ALBRIGHT’IN Rubin: Demaçi tha ose pavarësi, ose le të vdesim

Rubin ka treguar për bisedën telefonike mes Albright-it dhe Demaçit gjatë negociatave për Marrëveshjen e Rambujes.

TELEFONATA ME ALBRIGHT’IN Rubin: Demaçi tha ose pavarësi, ose le të vdesim

Adem Demaçi

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka rrëfyer bisedën telefonike në mes të Adem Demaçit, atë botë përfaqësues politik i UÇK-së, me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në lidhje me Marrëveshjen e Rambujes.

Rubin deklaroi se Demaçi i tha Albright-it se “pavarësi ose vdekje”.

“Albright thirri në telefon Demaçin. Kam qenë aty. Më kujtohet shumë mirë që na u duk sikur ishte një person që kishte autoritet, jo autoritet fizik apo vertikal, por ideologjik. Dhe se Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për nevojë për një person si Adem Demaçi që ta ndihmonte ta shtynte pak çështjen e pavarësisë, prandaj ka thënë autonomi, jo pavarësi. Ai nuk ka thënë ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Dhe ai donte të tregonte që çështjen e pavarësisë mund ta diskutojmë pak ma vonë”, tha Rubin.

Në këtë drejtim, ish-diplomati amerikan potencoi se “ne e pamë këtë si sinjalizim që Thaçit i duhej Dimaçi për të thënë se ishte në rregull të shtynte pyetjen e pavarësisë dhe, prandaj, Dimaçi ishte mbikëqyrësi i tij në vendimmarrje nga ky grup”.

“Ai [Thaçi] nuk ishte në krye. I duhej mbështetje ideologjike nga themeluesi ose lideri ideologjik. Pastaj, në vend që të thoshte, le të punojmë me NATO-n, le të arrijmë një marrëveshje paqeje, Dimaçi i tha asaj, ‘pavarësi ose nuk më intereson sa njerëz vdesin’”, shtoi.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin