Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të marrë pjesë në seancën konstituive, vazhdimi i së cilës është thirrur më 9 shtator.

Kështu bëri të ditur deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie të hënën.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj”, tha Lushaku-Sadriu për media.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhej të konstituohej më së largu më 7 gusht. Por, VV-ja, përkundër se i kishte 61 votat e nevojshme, nuk e bëri.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë thënë se me moskonstituimin e Kuvendit brenda afateve kushtetuese është shkelur “rendi kushtetues”.