Zyrtarë të lartë të Iranit dhe tri fuqive evropiane pritet të takohen në Gjenevë këtë të martë që të diskutojnë kërkesën e perëndimorëve që Irani të rikthejë inspektimet bërthamore dhe diplomacinë ose të përballet me rivendosjen e sanksioneve që u larguan pas një marrëveshje në vitin 2015.
Franca, Britania dhe Gjermania, të njohura si E3, kanë kohë që kërcënojnë kthimin e sanksioneve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rreth 18 tetorit, kur tanimë një marrëveshjeje jofunksionale bërthamore, të arritur 10 vite më parë mes Teheranit dhe fuqive të mëdha, i vjen fundi.
Tani vonë kanë thënë se po planifikojnë të vendosin nga fundi i gushtit nëse Irani nuk jep koncesione që do t’i bindte për t’u zmbrapsur për një kohë të shkurtër, të cilës shpesh i është referuar si shtyrje e afatit. Bisedimet janë të tensionuara pasi Irani është i mllefosur nga bombardimi i objekteve të tyre bërthamore nga SHBA-ja dhe Izraeli, aleatët e E3-shit.
“Ne do ta shohim nëse iranianët i plotësojnë kushtet për një shtyrje të afatit ose nëse thjesht po tallen. Ne duam të shohim nëse ata kanë bërë ndonjë progres mbi kushtet që ne i kemi vendosur për shtyrje”, ka thënë një zyrtar i E3.