Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një takim të jashtëzakonshëm, ka caktuar prokuroren Valbona Disha-Haxhosaj ushtruese të detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, pas suspendimit të Lumturije Vuçetajt.
Këto zhvillime vijnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe gjetjeve të raportit të paraqitura në kërkesën për fillimin e hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Valbona Disha-Haxhosaj ishte emëruar anëtare e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës në vitin 2021, kur ministre e Drejtësisë ishte Albulena Haxhiu.
Emërimi i saj në këtë komision ishte bërë në kohën kur Haxhiu drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.









