Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë se janë të tronditur nga lajmi se një zyrtar i tyre është therur me thikë në Gjakovë.

“Jemi të shokuar nga ky lajm dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të plotë. Hetimi është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse është hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se të mërkurën një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi që dyshohet se është therur me thikë.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka nisur hetimet.