Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Pas votimit, Abdixhiku foli për gazetarët, duke u shprehur i lumtur për nivelin e zgjedhjeve dhe demokracisë në Kosovë, nivel që ai e quajti “mrekulli demokratike”.
Abdixhiku u shpreh optimist për mbrëmjen e sotme, ndërsa tha se “festë është sot festë do të jetë edhe mbrëmja e 9 nëntorit”.
Abdixhiku u pyet edhe për zgjedhjet nacionale, saktësisht për kohën kur do të mbahen parlamentaret e reja.
“Pritjet tashmë janë që në dhjetor do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, u përgjigj Abdixhiku.








