Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës, duke i ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike.
Pas votimit, Hamza tha se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë e rëndësishme qytetare dhe u bëri thirrje votuesve që të votojnë sipas bindjeve të tyre politike.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Të votojnë sipas bindjeve të tyre politike, në mënyrë të qetë, të lirë dhe demokratike”, deklaroi ai.
Hamza vlerësoi se dita e zgjedhjeve është vendimtare për orientimin e vendit në katër vitet e ardhshme, duke shprehur pritjen që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.
“Ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, tha kandidati i PDK-së.









