Të premten, 10 tetor, ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca do ta ketë një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar Aktgjykimin e plotë në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari, në këtë rast atij serb, dhe u ka dhënë kohë deputetëve 12 ditë afat për ta përmbyllur konstituimin.

Ankesa në Kushtetuese ishte bërë nga Lista Serbe, pasi që Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, por edhe Lëvizja Vetëvendosje, e kishte shpallur të konstituuar kuvendin, ndonëse nënkryetari nga radhët e komunitetit serb nuk ishte zgjedhur.