Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka konfirmuar unanimisht zgjedhjen e Zana Spahiut, e mbështetura e VV-së, si Drejtore e Përgjithshme e RTK-së, pasi pak ditë më parë e kishte nxjerrë të parën me pikë nga të gjithë kandidatët e tjerë.
Për Spahiu, Bordi ka votuar me 8 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
VOX Kosova kishte siguruar informacion paraparak, qysh më 8 korrik, 5 ditë para intervistimit që ndodhi më 13 korrik, se Zana Spahiu është e përzgjedhura e VV-së për të parën e Radiotelevizionit publik.
Redaksia e jonë kishte kontaktuar me Kryetarin e Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, i cili kishte mohuar kurdisjen – që fillimisht doli e vërtetë më 13 korrik, kur Spahiu doli më e votuar, teksa këtë të premte të 17 korrikut konfirmohet plotësisht.
Zana Spahiu është gruaja e Fatmir Spahiut, i përzgjedhur nga Albin Kurti për Ministër të Kulturës, në Qeverinë që s’u votua në Kuvend.









