Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i vitit 1998, nuk e kishte përshkruar mirë situatën në Kosovë.

Kështu ka thënë, ish-diplomati amerikan, James Rubin, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pasi që u pyet nga Prokuroria rreth një raporti të OKB-së, në të cilin pretendohej se 249 civilë u rrëmbyen nga UÇK-ja.

nuk e përshkroi mirë situatën në Kosovë. Kështu tha para trupit gjykues, ish-diplomati amerikan James Rubin.

“Do të kisha lexuar një raport të OKB-së për Kosovën me një shkallë të lartë skepticizmi, duke pasur parasysh dështimin e përsëritur të OKB-së për të përshkruar saktë situatën atje”, tha Rubin.

Pjesë nga dëshmia e Rubin:

Fati i shumë civilëve serbë, shqiptarë të Kosovës dhe romë, si dhe i oficerëve të policisë serbe të rrëmbyer nga shqiptarët e armatosur të Kosovës, që besohet se i përkasin UÇK-së, mbetet i panjohur. Autoritetet jugosllave thonë se 249 civilë dhe policë janë rrëmbyer nga UÇK-ja. Nga këta persona, 92 raportohet se janë liruar, nëntë janë arratisur dhe 29 janë gjetur të vdekur.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) raporton se aktualisht po ndjek rreth 140 raste rrëmbimesh. A do të ishit i vetëdijshëm për këtë raport të Sekretarit të Përgjithshëm në tetor 1998?

Do të kisha lexuar një raport të OKB-së për Kosovën me një shkallë të lartë skepticizmi, duke pasur parasysh dështimin e përsëritur të OKB-së për të përshkruar saktë situatën atje. Pra, është e mundur që të kem qenë i vetëdijshëm për raportimin e OKB-së, por nuk do ta kisha konsideruar domosdoshmërisht të besueshëm, përveç raporteve specifike të ICRC-së, të cilat do t’i kisha konsideruar të besueshme.