Ushtria Izraelite ka paralajmëruar të premten se do të operojë me “forcë të paprecedentë” në Qytetin e Gazës. Ata kanë kërkuar nga banorët që të largohen drejt jugut, duke lajmëruar mbylljen e rrugës së përkohshme të evakuimit të hapur vetëm 48 orë më parë.
Në një postim në rrjetin social X, duke adresuar banorët e Qytetit të Gazës, zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite, ka shkruar:
“Nga ky moment, rruga Salah al-Din është e mbyllur për udhëtim. Forcat izraelite të mbrojtjes do të vazhdojnë të operojnë me forcë të paprecedentë kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste”.
Ai shtoi se rruga e vetme e hapur është Al-Rashid dhe u bëri thirrje qytetarëve të largohen për në jug.