Kremlini rus ka thënë të premten se idetë e rrëzimit të aeroplanëve ushtarakë mbi Evropë kanë qenë të pakujdesshme, agresive, si dhe kanë shënuar një eskalim serioz në kufi me Rusinë.

“Deklarimet për rrëzimin e aeroplanëve rusë po ashtu janë, së paku, të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme. Dhe, sigurisht, të rrezikshme në pasojat e tyre”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për gazetarin Pavel Zarubin.

Bloomberg ka raportuar më herët se diplomatët evropianë kanë paralajmëruar Moskën se NATO është e gatshme të përgjigjet ndaj shklejes së hapësirës së saj ajrore, përfshirë edhe veprime si rrëzimi i aeroplanëve rusë.

Peskov ka përsëritur refuzimin e Moskës se aeroplanët luftarakë të saj kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar.

“Ne kemi dëgjuar këmbiet kur aeroplanët tanë u akuzuan për shkelje të hapësirës ajrore të Estonisë. Megjithatë, asnjë evidencë, lëre më evidencë bindëse, nuk u prezantua”, ka shtuar ai.

“Ky është edhe një cikël i ri eskalimi tensionesh në afërsi të kufijve tanë”.