100 për qind e votave për zgjedhjet e 7 qershorit janë numëruar – këtu nuk llogariten ato me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.91 për qind të votave. VV-ja ka grumbulluar 299 mijë e 152 vota, mbi 130 mijë më pak se në zgjedhjet e dhjetorit.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.12 për qind, apo 147 mijë e 220 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind, apo 122 mijë e 575 vota.
E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16 për qind, apo 49 mijë e 917 vota.










