TË BUZËQESHUR Konjufca e Lushtaku bashkë në përkrahje të kandidatit shqiptar në Graçanicë

Konjufca e Lushtaku bashkë në fushatë, në përkrahje të kandidatit shqiptar për Kryetar të Komunës së Graçanicës.

TË BUZËQESHUR Konjufca e Lushtaku bashkë në përkrahje të kandidatit shqiptar në Graçanicë

Leutrim Ajeti, Glauk Konjufca dhe Mergim Lushtaku

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kanë marrë pjesë bashkë në një tubim elektoral në Graçanicë të hënën, në përkrahje të kandidatit shqiptar për Kryetar të kësaj komune, Leotrim Ajeti.

Nga pamjet që ka publikuar Ajeti, Konjufca dhe Lushtaku duken në humor të mirë, derisa qëndrojnë të ulur krah kandidatit për Kryetar.

Për pjesëmarrjen e tyre në tubim, Ajeti ka falënderuar Konjufcën dhe Lushtakun.

“Në këtë tubim, ku na nderuan edhe Glauk Konjufca dhe Mërgim Lushtaku, salla u mbush përplot qytetarë, të rinj, familjarë dhe përfaqësues nga të gjitha lagjet të bashkuar për të treguar se shpresa për ndryshim po rritet çdo ditë”, shkroi Ajeti në Facebook.

Në Graçanicë, për herë të parë partitë shqiptare janë bërë bashkë duke garuar me një kandidat të përbashkët.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin