Ka dështuar mbajtja e seancës gjyqësore në rastin kundër dy ish-policëve serbë, Zoran Kostiç dhe Dragan Miloviç, të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile.

Avokati i të pandehurit Dragan Miloviç, Predrag Miloviç, deklaroi se nuk e kanë pranuar përkthimin në gjuhën serbe të dëshmisë së dëshmitarit Naim Haliti.

Sipas aktakuzës, Kostiç dhe Miloviç akuzohen për krime lufte të kryera gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.

Të dy të pandehurit ndodhen në paraburgim që nga 20 shtatori i vitit 2023 dhe janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.