Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë tandem më i ndotur që ka prodhuar politika kosovare.

Njëri ego-maniak i neveritshëm që futi vendin në sanksione, normalizoi vjedhjen institucionale, nënshkroi marrëveshje anti-kombëtare dëmtoi aleancat historike dhe rrënjosi përcarje mbase të pashërueshme në popull.

Tjetra, mashtruese profesioniste, hajneshë e pangopshme, materialiste e gërditshme dhe përfituese dinake.

Të dy u kombinuan në një moment tejet delikat për shoqërinë e udhëkryq të komplikuar për shtetin.

Apetitet e tyret të kombinuara për pafundësi të ardhurash e pakufi pushtet u bënë thjesht të papërballueshme për Kosovën e shkret.

Debati se cili prej tyre është më i poshtër, është i kotë dhe i panevojshëm.

Janë të dy dhe fatkeqësisht, të dy janë akoma në politikë.

Edhe nëse janë bashkë, po edhe nëse ndahen. Të dëmshëm janë njëjtë.