Gazetari i njohur gjerman, Micahel Martens, ka vazhduar polemikat e tij me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e kritikuar për deklaratën e saj se Presidenti amerikan, Donald Trump, do duhej ta fitonte çmimin Nobel për Paqe dhe duke u shprehur e gatshme që ta nominojë atë për këtë çmim prestigjioz.
Deklaratën e Osmanit, Martens e ka krahasuar me atë të Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndërsa ka ironizuar me të duke e quajtur “udhëheqëse largpamëse me integritet të shkëlqyer moral”.
“Trumpi është thjesht Trump dhe shpërndan një video ku Barack dhe Michelle Obama paraqiten si majmunë. Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, një udhëheqëse largpamëse me integritet të shkëlqyer moral, sugjeron, siç bëri Orban para saj, që Trump duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqen”, ka deklaruar Martens.
Ironia vazhdon. Ai thekson se ky entuziazëm i Osmanit nuk shihet tek njerëzit e Ukrainës, Danimarkës e atyre “që u janë vrarë të dashurit nga ICE”, pra tek personat që thuhet se vuajnë nga lidershipi i Trump.
“Njerëzit në Ukrainë, Danimarkë, Grennlandë, Kanada, Poloni etj., ose të dashurit e atyre që u vranë nga ICE, mund të mos e ndajnë këtë entuziazëm. Por me siguri, njerëzit e çliruar nga diktatori i tyre në Venezuelë së shpejti do të shijojnë frytet e demokracisë, që është gjithçka që dëshiron Trump. Pra, një zgjedhje e mirë nga Osmani”, shtoi ai ndër të tjera.









