Administrata e Talebanëve në Afganistan ka ndaluar përdorimin e 140 librave të shkruara nga gratë në procesin e mësimdhënies në një pako të re me rregulla lëshuar në fund të gushtit.
Nga gjithsej 679 libra të ndaluara nga Talebanët, 140 ishin shkruar nga gra, ndërsa 310 sosh nga autorë e publicistë iranianë.
Në një letër drejtuar universiteteve afgane, zëvendësministri i Edukimit të Lartë, Ziaur Rahman Aryoubi, ka konstatuar se një panel me “ekspertë e dijetarë religjiozë” kanë arritur në përfundimin se këto libra tashmë të ndaluar kanë rënë ndesh me interpretimin taleban të ligjeve të Sheriatit.