Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar mbështetjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Këtë, Haradinaj e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur në Kongresin Amerikan me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë çështje e kam adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj është duke qëndruar për vizitë në SHBA me ftesë të institucioneve amerikane.









