Takimi Trump-Putin Përfundon konferenca e përbashkët pas takimit

Ka përfunduar edhe konferenca e përbashkët e dy presidentëve. Presidenti Putin e filloi konferencën që u zhvillua në një sallë të improvizuar në bazën amerikane të Anchorage.

Momenti kur Presidenti Donald Trump e mirëpret Presidentin Vladimir Putin

Takimi mes Putinit dhe Trump-it u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Konferenca nisi me fjalën e Putinit — një thyerje e traditës protokollare, sipas së cilës zakonisht fjala i jepet fillimisht presidentit amerikan.

Të dy liderët e lavdëruan njëri-tjetrin dhe thanë se kishin zhvilluar një diskutim shumë pozitiv. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të merrte pyetje pas konferencës, duke e lënë të paqartë përmbajtjen e plotë të bisedës.

Megjithatë, Putini tha se ishte pajtuar me Trump-in për nevojën e arritjes së sigurisë së Ukrainës. Nga ana e tij, Trump theksoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje” dhe shtoi se do të telefononte figura relevante për t’i informuar mbi takimin.

Në fund, Putini iu drejtua Trump-it në anglisht: “Next time in Moscow” (herën tjetër në Moskë), ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke thënë se “mund ta shoh duke ndodhur.”

Më shumë se një orë nga fillimi i takimit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, po zhvillojnë prej më shumë se një ore takimin me delegacionet e tyre përkatëse.

Rëndësia e gjatësisë së këtij qëndron në faktin se, vetëm disa ditë më parë, Trump deklaroi se do t’i mjaftonin pak minuta për të kuptuar nëse Putini ishte vërtet i interesuar për paqe. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse samiti nuk do të shkonte mirë, “do të largohej”.

“Mund të ngrihem, t’i them ‘fat të mbarë’ dhe aty të mbyllet gjithçka. Mund të them se kjo çështje nuk do të zgjidhet,” tha Trump para samitit.

S’dihet a pranohet armëpushimi

Presidenti rus Vladimir Putin nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të pranonte një armëpushim, kur gazetarët i bërtitën pyetje atij dhe presidentit amerikan Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të “ndalonte vrasjen e civilëve”, Putin duket se bëri një gjest që tregonte se nuk e dëgjoi pyetjen.

Fillon takimi Trump-Putin

Kanë filluar të dalin edhe fotot e para nga baza në Anchorage.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, takon presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Anchorage, Alaska, SHBA, më 15 gusht 2025.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa takohen për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, në Bazën e Elmendorf-Richardson, në Anchorage, Alaska, SHBA, më 15 gusht 2025.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbret nga Air Force One, teksa mbërrin në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, përpara një takimi me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, në Anchorage, Alaska, SHBA, më 15 gusht 2025
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbërrin në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, për takimin e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, në Anchorage, Alaska, SHBA, më 15 gusht 2025.
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ecën së bashku me sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, përpara takimit të presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, në bazën e përbashkët Elmendorf-Richardson, në Anchorage, Alaska, SHBA, 15 gusht 2025.

Agjencia e lajmeve, Reuters, njofton në platformën për partnerë Reuters Connect, se presidenti amerikan edhe zyrtarisht ka zbritur në Anchorage të Alaskës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe aeroplani i presidentit rus, Vladimir Putin, tashmë ka ateruar në Alaska.

Një aeroplan i qeverisë ruse që kishte linjën e udhëtimit nga Magadan, qyteti ku Putin qëndroi më herët gjatë ditës, drejt Anchorage, ku do të mbahet takimi. Pra, edhe Putini tashmë është në Alaska.

Kush do të jetë në delegacionin e Trump e kush në të Putinit?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në takimin e tij me Presidentin rus, Vladimir Putin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, Putini i Rusisë do të shoqërohet nga ministri i jashtëm Lavrov dhe këshilltari Ushakov në takimin me Trump-in dhe ekipin e tij – TASS.

Në një drekë pas takimit, pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe shefja e stafit të Trump-it, Susie Wiles.

Salla e konferencës së përbashkët të shtypit

Gazetarë nga brenda bazës ushtarake kanë nxjerrur foto se si do të duket vendi ku Trump dhe Putin do të mbajnë konferencën për shtyp pas takimit në bazën amerikane në Anchorage të Alaskës.

Anëtarë të stafit tashmë kanë finalizuar gati të gjitha detajet e hapësirës për konferencën për shtyp.

Salla e Konferencës për Shtyp që pritet të mbahet pas takimit

Alaska qe ndër opsionet e vetme për takimin

Pos Alaskës, thuhet se ishin pak vende që mund të funksiononin për një takim të tillë, sidomos duke pasur parasysh urdhër-arrestin për krime lufte që Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ndaj Putinit në vitin 2023.

Rusia refuzoi çdo destinacion në Evropë, madje edhe qytete si Vjena e Gjeneva, ku liderët amerikanë e rusë janë takuar që nga Lufta e Ftohtë. Vetë Putini propozoi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend „plotësisht të përshtatshëm“, por shumë brenda Shtëpisë së Bardhë nuk dëshironin një udhëtim tjetër të gjatë në Lindjen e Mesme, pas vizitës së Trump-it atje në maj.

Në fund, sipas dy zyrtarëve amerikanë, zgjedhja u ngushtua në dy opsione: Hungaria — vendi i kryeministrit Viktor Orbán, i afërt si me Trump-in, ashtu edhe me Putinin — dhe Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së lëshoi të mërkurën një leje të posaçme që pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë, për të lejuar veprimtaritë e lidhura me samitin deri më 20 gusht. Kjo do t’i mundësojë Putinit dhe rusëve të sanksionuar që janë pjesë e delegacionit të zbarkojnë në SHBA.

Kontekst shtesë: Rusia, njëjtë si SHBA-ja, Ukraina dhe Kina, nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Gjykata nuk zhvillon gjyqe në mungesë, kështu që çdo zyrtar rus i akuzuar do të duhej ose të dorëzohej nga Moska, ose të arrestohej jashtë territorit rus.

A do të arrijë Putini në kohë apo do ta lë Trumpin të presë?

“A do të arrijë Putini në kohë apo do ta lë Trumpin të presë?” ishte pyetja që u ngrit në një bisedë të drejtpërdrejtë me shkrim në webstie-in e CNN.

Ishte gazetari Matthew Chance, shefi i CNN për afera globale në CNN, i cili tha se ajo gjë ndoshta mund të ndodhë “ai (Putini) ka një të kaluar në lënien e njerëzve të rëndësishëm në pritje.”

Kjo është një pyetje që u ngrit pasi Putin e pati lënë Trump të pres, kur këta të dy takoheshin në Helsinki herën e fundit.

Trump bisedon në telefon me Presidentin e Bjellorusisë

Megjithatë, më pas gazetari Frederik Pletigen, gazetar për lajme ndërkombëtare në CNN, tha se zëdhënësi i Putinit ka njoftuar se do të arrijnë në kohë për takimin.

Trump konfirmon telefonatën e tij “të mrekullueshme” me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko

Trump ka shkruar në rrjete sociale se biseda ishte “për ta falënderuar atë për lirimin e 16 të burgosurve”, me 1300 të tjerë akoma në diskutim.

Ata gjithashtu, natyrisht, diskutuan samitin që Trump do ta ketë me Putin.

Ja positimi i plotë i Presidentit Donald Trump:

“Pata një bisedë të mrekullueshme me Presidentin shumë të respektuar të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. Qëllimi i thirrjes ishte ta falënderoja për lirimin e 16 të burgosurve. Po diskutojmë gjithashtu për lirimin e 1,300 të burgosurve të tjerë. Biseda jonë ishte shumë e mirë. Diskutuam për shumë tema, përfshirë edhe vizitën e Presidentit Putin në Alaska. Mezi pres të takohem me Presidentin Lukashenko në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”

‘Shkëmbimi i territoreve’ – Trump: Vendimi i takon Ukrainës

Ukraina do të vendosë për shkëmbimet territoriale, thotë Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të premten se është në dorën e Kievit për të vendosur nëse do të përfshihet në shkëmbimet territoriale me Moskën, teksa po përgatitej për takimin e shumëpritur me Putinin.

Duke folur për gazetarët në Air Force One, Trump ka thënë se ai do ta lë Ukrainën ta marrë vendimin.

Ai ka komentuar po ashtu edhe raportin e tij me Putin. Trump u shpreh se Putin është një “djalë i mençur” dhe se “ata kalojnë mirë”, me “respekt në nivel të mirë në dy anët”, duke thënë se ai mendon “se diçka do të vijë nga ky takim”.

“E kam vërejtur se ai është duke sjellë shume biznesmenë nga Rusia, dhe kjo është një gjë e mirë.

Më pëlqen sepse ata duan të bëjnë biznes, por ata nuk do të mund të bëjnë biznes derisa ta ndalim luftën”.

Trump po ashtu ka konfirmuar plan për sanksione ekonomike nëse Rusia nuk lëviz në pozicion kundrejt Ukrainës. “Ekonomikisht i ashpër. Do të jetë shumë (plan) i ashpër”.

Trump do ta presë Putinin në aeroplanin e tij, njofton Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Duket se do të kemi një moment të madh të samitit më herët se sa kemi pritur, pasi Presidenti amerikan, Trump, do ta mirëpresë zyrtarisht Putinin e Rusisë në momentin kur ky i fundit të zbarkojë në Alaska, bën të ditur zëdhënësi i Kremlinit – Dmitry Peskov.

Putin sot ka vizituar një plantacion të vajit të peshkut në Magadan, një qytet në lindje të Rusisë, pak kohë para takimit të shumëpritur për krizën në Ukrainë. Fluturimi nga Magadan për në Alaska zgjatë përafërsisht 4 orë.

Zelensky: Po shpresojmë tek SHBA-të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas ka thënë se është e rëndësishme që samiti i së premtes mes SHBA-së dhe Rusisë të hapë rrugë për “paqe të drejtë” si dhe bisedime substanciale mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara

“Është koha të përfundohet lufta dhe hapat e nevojshëm duhet të merren nga Rusia. Jemi duke shpresuar në SHBA-në”, ka shkruar Zelensky në Telegram.

DW: Ukrainasit shpresojnë të mos zgjohen me lajme të këqija

Pamje e kryeqytetit ukrainas më 11 gusht 2025

Do të jetë natë në Kiev kur Trump dhe Putin do të ulen për bisedime; skenari më i mirë për shumicën e njerëzve këtu do të ishte të mos zgjoheshin me lajme të këqija të shtunën, raporton nga Kievi, për mediumin DW, gazetarja Nimisha Jaiswal.

Shpresat për një armëpushim janë të pakta, ndërsa shqetësimet janë të shumta se Trump do t’i japë Putinit më shumë se sa Ukraina është e gatshme. Një deklaratë e Trump për “shkëmbim territoresh ka shkaktuar shqetësim këtu, vazhdon Jaiswal.

Ndryshe, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar disa herë për një ulëse në tavolinë, për çka Trumpi ka thënë se do të punojë tutje në Alaska. Presidenti i ukrainas e ka bërë të qartë se nuk do të pranojnë vendime për Ukrainën që nuk e përfshijnë Ukrainën.

E veja e Alexei Navalniy, Yulia Navalnaya, i bën thirrje Putinit të lirojë “aktivistët politikë dhe gazetarët”

E veja e Alexei Navalny – opoiztare ruse, Yulia Navalnaya

Liderja opozitare ruse në ekzil, Yulia Navalnaya, u ka bërë thirrje presidentëve Putin dhe Trump që të pajtohen në lëshimin e të burgosurve politikë nga Rusia dhe Ukraina, të cilët janë ndalur për shkak se kanë kritikuar luftën.

“Lëshojini aktivistët politikë dhe gazetarët rusë, civilët ukrainas, të gjithë që janë burgosur se kishin deklarime kundër luftës dhe postime në rrjete sociale”, ka thënë Navalnaya në një video-mesazh në rrjete sociale, tani kur kanë mbetur edhe pak orë nga samiti i Alaskës.

Burri i Navalnaya, Alexei Navalny, figura më e spikatur e opozitës ruse, vdiq në një burg rus vitin e kaluar.

Nostalgjiku Lavrov: Ministri i Jashtëm rus arrin në Alaska veshur me një bluzë “BRSS”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka arritur në Anchorage të Alaskës veshur me një bluzë në të cilën shënonte “CCCP”, shkurtesa ruse për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Lavrov u pyet për pretendimin e Trump mbi probabilitetin prej 25% që ky samit të dështojë.

“Ne kurrë nuk parashikojmë para kohe. Ne e dimë që kemi argumente dhe pozicion të qartë. Ne do ta shpjegojmë atë. Shumë veç se është bërë gjatë vizitës së ambasadorit Steve Witkoff. Presidenti Putin ka treguar për këtë. Witkoff foli në emër të Presidentit Trump. Shpresoj që ne do të vazhdojmë të kemi këto diskutime të nevojshme nesër”, qe përgjigja e Lavrov—i veshur me bluzën nostalgjike.

Siç tashmë është bërë e ditur, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin do të takohen për të negociuar një përfundim të luftës në Ukrainë.

Trump: Putin është i gatshëm ta bëjë marrëveshjen me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti amerikan, Donald Trump

Putin është i gatshëm ta bëjë marrëveshjen me Ukrainën, ka thënë Trump para samitit në Alaskë.

Presidenti amerikan tha se ka një shans prej 75% që samiti të jetë i suksesshëm dhe se kërcënimi me sanksione ekonomike mund ta ketë bërë presidentin rus më të gatshëm të kërkojë një përfundim për luftën.

Trump insistoi se nuk do ta lejojë Putinin t’ia marrë anën, duke u thënë gazetarëve: “Unë jam presidenti, dhe ai nuk mund të ngatërrohet me mua.”

Në çfarë ore është takimi Trump-Putin?

Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Takimi do të mbahet në ora 11:00 të kohës lokale (21:00 GMT).

Së pari, ata do të takohen një me një, të shoqëruar vetëm nga përkthyesit. Më vonë, diskutimet do të vazhdojnë me të gjithë delegacionet e tyre.

Një konferencë e përbashkët shtypi pritet të ndodhë pas takimit.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani