Presidenti amerikan Donald Trump do të mirëpres Kryeministrin brtianik Keir Starmer në resortin e tij të golfit në perëndim të Skocisë të hënën që të bisedojnë për tema që varijojnë prej marrëveshjes së tyre të re për tregti deri tek kriza e urisë në Gaza, njoftojnë dy qeveritë.
Trump, që duket të jetë shumë i kënaqur pasi njoftoi një marrëveshje të madhe tregtie me BE-në të dielën mbrëma, thotë se pret që edhe Starmer të jetë i kënaqur.
“Kryeministri i Britanisë së Madhe, edhe pse s’është i përfshirë në këtë, do të jetë shumë i lumtur sepse një lloj uniteti është arritur aty, gjithashtu,” tha Trump. “Ai do të jetë shumë i lumtur kur ta sheh se çfarë kemi arritur.”
Starmer kishte shpresuar për negociata mbi çelikun dhe aluminin, por Trump të dielën e hodhi poshtë çdo ndryshim në tarifat 50% për çelik dhe alumin ndaj BE-së, duke shtuar poashtu se marrëveshja me Britaninë është e mbyllur.
Ministri britanez i tregtisë dhe bizneseve, Jonathan Reynolds, ka thënë për BBC se bisedimet me Trump i ofrojnë Britanisë një shans të mirë për të spjeguar argumentet, por ai shtoi se nuk pret ndonjë lajm të ri mbi çështjen edhe pas takimit të së hënës.









