Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar për takimin e tij me emisarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe për propozimet amerikane për bisedime të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në një telefonatë me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, këtë të premtë – bën të ditur Belta, agjencia shtetërore e lajmeve në Bjellorusi, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Putin e njoftoi Lukashenkon edhe për konfirmimin që i ka dhënë takimit me Trump, raportoi Belta, duke shtuar se vendi i takimit është në proces të përcaktimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, më herët ka thënë se Putini ka folur edhe me liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit si dhe i ka informuar ata për bisedimet që ka mbajtur këtë javë me Witkoff lidhur me luftën në Ukrainë.









