Takimi i shumëpritur në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryetarit të sapozgjedhur të New York City, Zohran Mamdani, nuk doli të jetë një përballje kokë më kokë siç ishte parashikuar nga shumë.
Të dy politikanët rezervuan komentet për deklaratat ofenduese që kishin bërë ndaj njëri tjetrit gjatë fushatës për kryetar të qytetit të New York-ut.
Megjithatë gazetarët i pyetën ata për këto deklarata. Një moment interesant ndodhi kur gazetarët pyeten Mamdanin nëse ai mendonte se presidenti Trump ishte fashist.
Porsa Mamdani filloi të përgjigjej, Trump ndërhyri duke i thënë: “Në rregull, mund të thuash thjesht po”, duke e prekur Mamdanin në krah dhe duke buzëqeshur.
“Është më e lehte sesa ta shpjegosh”, vazhdoi Trump.









