Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pas takimit që krerët e partive politike kanë pasur me Presidenten Vjosa Osmani.
“Në realitetin çfarë e kemi në vend besoj që po ndodh ajo që tashmë janë ba gati për këtë, pra po ndodhin zgjedhjet parlamentare edhe pse deputeti që në emër të shimicës dështoi në seancën paraprake kërkoi edhe disa ditë, që nuk ishte shumë serioze kjo kërkesë”, tha Haradinaj për gazetarët.
Ai theksoi se më 5 nëntor, dita e fundit kur presidentja duhet të vendos se a ka mandatar të ri apo duhet ët shkohet në zgjedhje të reja, “do ta marrim edhe lajmin se shpërndahet parlamenti”.
“Pastaj caktimi i datës së zgjedhjeve që do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet në afatin sa më të shpejt kohor, pra në 30 ditë”, shtoi.
Data 7 dhjetor do të ishte opsion, thotë Haradinaj, “me ia kursye Kosovës edhe një javë, mos me shku në 45 ditë”.








