Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar të mërkurën në Tiranë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“Gjeneralmajor Ulutaş riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, kanë njoftuar nga KFOR-i.

Ulutas ka vlerësuar kontributin e gjatë të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e treguar nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit.