Afrim Kasolli, analist politik, ka thënë se publikimi nga VOX Kosova i fotove të ish-shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me politikanen serbe, Sandra Rashkoviç Iviç, si dhe dokumenti në të cilin bëhet pranimi i lehtësishëm i amnistimit të serbëve e i largimit të njësiteve policore të Kosovës, “legjitimon narrativen e politikës serbe” për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, të 24 shtatorit 2023.

“Vullneti i delegacionit të Kosovës për t’u pajtuar më një lehtësi të padurueshme sidomos për dy pikat para e legjitimon narracionin e politikës serbe se prezenca njësive speciale të Policisë së Kosovës është burim i tensionit ndër etnik, prandaj edhe duhet të gjenden rrugët politike për amnistimin e atyre që kanë qenë të involvuar në sulme ndaj rendit kushtetues e ligjor”, shkroi Kasolli.

“Sipas dokumenteve të zbuluara nga mediumi në fjalë, thuhet se të dy palët janë pajtuar për amnisti të serbëve të veriut, tërheqje të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu… vullneti i delegacionit të Kosovës për t’u pajtuar më një lehtësi të padurueshme sidomos për dy pikat para e legjitimon narracionin e politikës serbe se prezenca njësive speciale të Policisë së Kosovës është burim i tensionit ndër etnik, prandaj edhe duhet të gjenden rrugët politike për amnistimin e atyre që kanë qenë të involvuar në sulme ndaj rendit kushtetues e ligjor”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli ka thënë po ashtu se fotografia e publikuar nga VOX Kosova, në të cilën shiheshin përfaqësues edhe përfaqësues opozitarë, shpjegon edhe arsyen e mungesës së një vizioni tjetër për dialogun – përkundër marrëveshjeve të dëmshme të Kurtit – e që është rreshtimi i të gjitha partive opozitare në linjë me Vetëvendosjen.

“Për më shumë, ajo fotografi e pasqyron edhe një fakt tjetër. Se pse gjatë këtyre viteve skena politike nuk ka arritur të nxjerr një alternativë të brendshme ndaj procesit të dialogut edhe kur Albin Kurti pranon marrëveshje që siç e tha analisti i njohur gjerman dhe anëtari i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber, që janë edhe më të dëmshme sesa edhe shkëmbimi i territoreve. Sepse secila prej partive opozitare po shihet se kanë qenë vetëm pasagjere të anijes së drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka potencuar Kasolli.