Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Rezultati duket të jetë i njëjtë, madje edhe më i ftohtë – sërish pa marrëveshje.

Para mediave doli kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “jemi shumë larg marrëveshjes me Kurtin”.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, tha Abdixhiku.

Mesa duket ajo që po pamundëson marrëveshjen është çështja e Presidentit.

“Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zvkryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është e dinjitetshme as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi”, deklaroi Abdixhiku.