Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Stamboll këtë të mërkurë, ka thënë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Sot, kam diskutuar me (Shefin e Këshillin e Sigurimit të Ukrainës) Rustem Umerov përgaditjet për një shkëmbim të burgosërëve dhe një takim të ri me palën ruse në Turqi,” ka thënë Zelenskiy në adresimin e tij. “Umerov raportoi se takimi është vendosur për të mërkurën”.

Zelensky propozoi bisedime të reja në fundjavë, ditë pasi Donald Trump kërcnoi Rusinë me sanksione të egëra nësë nuk ka bisedime të reja Moskë-Kiev brenda 50 ditësh.

Të martën, zyrtarë nga Moska kanë thënë se nuk presin ndonjë ‘përparim të madh’ nga bisedimet.