TAKIM ME FASHIZMIN Kusari-Lila shëtiste me politikanen serbe që e quante Adem Jasharin “terrorist”

Politikanja serbe me të cilën shëtiste Kusari-Lila e quante Adem Jasharin “terrorist” e UÇK-në e akuzonte për “transplantim organesh në Shtëpinë e Verdhë”.

Sanda Rashkoviç Iviç, është politikania serbe që në nëntorin e vitit 2023, shëtitej rrugëve të qytetit të Solothurnit në Zvicër bashkë me atë kohë shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lilës.

Takimi ndodhte pa u bërë dy muaj nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjska, në të cilin ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Vetëm tri ditë pas kësaj ngjarjeje, politikania Iviç, do t’u dilte në mbrojtje kryerësve të aktit me në krye Milan Radojçiq. I krahasonte me Adem Jasharin, të cilit, i referohej terrorist.

“Është shumë e vështirë të thuhet se çka është terrorizmi. Për ne, Adem Jashari është terrorist, për shqiptarët luftëtar i lirisë”, thoshte ajo.

Në fakt e gjithë karriera politike e Sanda Rashkoviç Iviç është e mbushur me veprime e deklarata ekstreme kundër Kosovës, pavarësisë së saj dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 17 korrik të vitit 2018, në një diskutim në Kuvendin e Serbisë, ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e lidhte me transplantimin e organeve në Shtëpinë e Verdhë, sipas narracionit të raportit famëkeq të senatorit zviceran, Dick Marty.

Ajo është e bija e Jovan Rashkoviç, i cili në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 ishte njëri nga katalizatorët e nacionalizmit serb që përpiqej të argumentonte supermacinë e serbëve në raport me popujt e tjerë.

Në Kroaci, Rashkoviç kishte krijuar Srpska demokratska stranka (Partinë Demokratike të Serbëve) në vitin 1990. Një parti simotër, me të njëjtin emër, u themelua në Bosnjën e Hercegovinë, e cila udhëheqej nga hiç më pak se i dënuari për krime lufte nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, Radovan Karaxhiç, i cili ishte inspiruar nga Rashkoviç.

Përveç deputete në Kuvendin e Serbisë, Sanda Rashkoviç Iviç ka mbajtur për një kohë pozitën e drejtoreshës në të ashtuquajturën Qendër për Koordinim për Kosovë.

Megjithatë, në rrugët e një qyteti në veri-perëndim të Zvicrës, për Mimoza Kusari-Lilën këto fakte u relativizuan, teksa dëshmitari që realizoi fotografinë tregonte se komunikimi mes tyre zhvillohej lirshëm në serbisht.

Ndërkohë, paralelisht, edhe kolegia e saj nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli, si dhe figura opozitare, zhvillonin takime me zyrtarë të lartë serbë, larg syrit të publikut.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani