Vietnami ka mbyllur aeroportet e shkollat, ndërsa ka filluar evakuimin e masave në përgatitje ndaj stuhisë më të fuqishme të këtij viti, raporton agjencia Reuters.
Tajfuni “Kajiki”, me shpejtësi deri në 166 km/h në det, ka qenë rreth 110 kilometra në veri të bregdetit qëndror të Vietnamit në ora 3:00 të mesnatës dhe parashikohet të mbërrijë në territor tokësor të hënën pasditë, ka thënë agjencia vendore e motit.
“Kjo është një stuhi jashtëzakonisht e shpejtë dhe e rrezikshme”, ka thënë qeveria në një deklarim të së dielës, duke paralajmëruar se do të sjellë të rëna të fuqishme me shi, vërshime e rrëshqitje dheu.