Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka ftuar qytetarët për të festuar fitoren e tij në palestrën “Minatori”.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra. Sot fituam së bashku. Së bashku edhe do të festojmë. Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, shkroi Tahiri në Facebook.
Tahiri ka shënuar fitore spektakolare në Mitrovicë, duke mposhtur Faton Pecin, Albin Kurtin, një qeveri të terë, dy parti e deputetë.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar pa balotazh, sipas EXIT POLL-it të UBO-së, i publikuar në Debat Plus. Tahiri sipas këtij EXIT POLL-i ka marrë 55.9 %, e Faton Peci 39.7 %.









