Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje kohën kur ata i kishin dalë kundër organizimit të festivalit “Sunny Hill” të Dua Lipës, ndërsa tani të njëjtit po e lëvdojnë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se për këtë ngjarje, Vetëvendosje nuk ka lënë asnjë mjet pa e përdorur që ta bllokojnë.
“Për këtë Sunny Hill, para 5 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn”, shkroi Rama.
Sot, për të njëjtin festival, ai i tha VV-së se “po thurni lavde e po krenoheni me të”.









