Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorolli, ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese tek e cila ka thënë se ndodhet në sirtarë Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme që nga viti 2024.
“Prej 21 shkurtit të vitit 2024 janë 20 muaj e dy ditë. Byroja ndodhet në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. E pa justifikueshme qysh po i japin zor për këto proceset politike për dy-tri javë me kry aktgjykime edhe aty për dy-tre muaj e kishin kry”, tha Qorolli në një konferencë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
“E pa precedentë në historikun prej themelimit të Gjykatës Kushtetuese që një reformë që neve na ka marrë gjysmën e mandatit për me kriju dhe gjysmën e mandatit po e presim për me marrë përgjigje prej kësaj gjykate”, shtoi.








