Tre persona janë vrarë në Ukrainë pasi Rusia kreu një sulm masiv në disa qytete ukrainase, një ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi për sulme gjatë periudhës festive.
Zelensky deklaroi se sulmet dërguan “një sinjal të qartë për prioritetet e Rusisë”, pavarësisht bisedimeve për paqe, dhe se presioni ndërkombëtar ndaj Moskës mbetet i pamjaftueshëm.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 635 dronë dhe 38 raketa, nga të cilat 621 u rrëzuan.
Viktima u raportuan në rajonet Zhytomyr, Kiev dhe Khmelnytsky. Ndërkohë, avionë luftarakë polakë u ngritën në ajër për shkak të rrezikut nga raketat dhe dronët pranë kufirit perëndimor të Ukrainës.
Ndërkaq Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte goditur objekte ushtarake dhe energjetike ukrainase.









