Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se ndërprerja e djeshme në një hekurudhë në mes të Varshavës dhe Lublinit në lindje të Polonisë ka ardhur si rezultat i një eksplozivi të vendosur në trakë.

“Fatkeqësisht, frikërat tona më të mëdha janë konfirmuar. Një akt sabotimi ka ndodhur në rrugën Varshavë-Lublin. Shpërthimi i një pajisje eksplozive ka shkatërruar trakën e hekurudhës”, ka thënë ai.

Edhe dëme të tjera janë vënë re në vende tjera të së njejtës trakë, ka deklaruar Tusk, duke shkaktuar shqetësime për një targetim të qëllimshëm të hekurudhës, që përdoret veç tjerash edhe për të asistuar dërgesat me ndihma në Ukrainë.

Tusk ka thënë se “shërbimet emergjente dhe zyra e prokurorit po punojnë në vendndodhje”.